1 viktimë dhe 11 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 6 Qershor 2021, 15:08

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një qytetar.

Ndërkohë, nga testimi i 2 074 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 11 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 146 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 104 054 raste.

Mbeten 1 198 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 497 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 245 pacientë kanë humbur jetën.