Përditësimi, 4 qershor: Asnjë viktimë nga Covid-19, 12 raste të reja

exit.al 4 Qershor 2021, 17:05

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.

Mbeten ende 323 raste aktive.

Statistika (4 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 32

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,919

Testime totale 732,998

Raste pozitive 132,372

Raste të shëruara 129,598

Raste Aktive 323

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 90

Shkodër 64

Korçë 49

Berat 35

Lezhë 24

Elbasan 22

Gjirokastër 11

Vlorë 11

Durrës 5

Dibër 4

Kukës 4

Fier 4