KLGJ zhvillon të hënën seancën ndaj Enkeleda Kapedanit

exit.al 4 Qershor 2021, 15:52

Këshilli i Lartë Gjyqësor  zhvillon të hënën, 7 qershor, seancën disiplinore ndaj kreut në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit.

Kërkesa u dërgua nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i cili nisi të hënën hetimin për shkak se Kapedani postonte video me veshje të shtrenja në rrjetet sociale, duke bërë sfilatë në ambjentet e gjykatës.

Ajo u emërua në krye të gjykatës së Elbasanit më 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së Zihni Shahut, me votim nga gjyqtarët e Elbasanit.

Emri i gjyqtares është i njohur më parë pasi ajo liroi nga burgu anëtarin e bandës së Gaxhait, të dënuar me burg të përjetshmë, Viktor Ymeri.