Përditësimi 19 maj: 24 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

exit.al 19 Maj 2021, 17:36

24 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vend u kryen 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares.

Statistika (19 Maj 2021)

Raste të reja ditore 24

Të shëruar në 24 orë 835

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,051

Testime totale 685,616

Raste pozitive 132,095

Raste të shëruara 127,240

Raste Aktive 2,417

Humbje jete 2,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1821

Korçë 136

Shkodër 108

Vlorë 58

Lezhë 55

Fier 53

Gjirokastër 52

Elbasan 47

Berat 41

Durrës 26

Kukës 16

Dibër 4