Përditësimi, 16 qershor: Asnjë viktimë nga COVID-19, 7 raste të reja

exit.al 16 Qershor 2021, 17:15

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 18

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,962

Testime totale 765,938

Raste pozitive 132,476

Raste të shëruara 129,888

Raste Aktive 134

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 41

Berat 15

Durrës 11

Lezhë 6

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Korçë 3

Dibër 3

Kukës 2

Fier 1