Asnjë viktimë dhe 15 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 16 Qershor 2021, 16:51

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkuën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1 713 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 15 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 174 raste.

Mbeten 186 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 563 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 250 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, vendi ka vaksinuar plotësisht 13 149 qytetar.