Përditësimi, 13 qershor: Asnjë viktimë, 10 raste të reja

exit.al 13 Qershor 2021, 17:31

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i rasteve aktive në vend është 164, pjesa më e madhe në Shkodër dhe Tiranë.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10

Të shëruar në 24 orë      16

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983

Raste pozitive             132,459

Raste të shëruara        129,842

Raste Aktive                  164

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48

Tiranë          39

Berat             20

Elbasan        14

Lezhë           11

Durrës          10

Gjirokastër  7

Korçë           6

Dibër             3

Fier                3

Vlorë              2

Kukës           1