Përditësimi, 12 korrik: 5 raste të reja në Tiranë në 24 orët e fundit

exit.al 12 Korrik 2021, 17:04

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se vendi sërish nuk ka regjistruar viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetar nga Tirana.

Nga 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 7 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2658

Testime totale 837,388

Raste pozitive 132,597

Raste të shëruara 130,052

Raste Aktive 89

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 35

Elbasan 12

Fier 11

Korçë 8

Vlorë 7

Shkodër 5

Lezhë 4

Durrës 4

Kukës 2

Gjirokastër 1