Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, 5 raste të reja

exit.al 12 Korrik 2021, 16:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i  1 050 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 5 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 463 raste.

Mbeten 132 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 862 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 67 568  qytetarë, ndërkohë që 260 955  të tjerë kanë marr të paktën një dozë.