Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, vetëm 2 raste të reja

exit.al 21 Qershor 2021, 15:37

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1 328 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar vetëm 2 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 241 raste.

Mbeten 162 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 604 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 252 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 19 518 qytetarë, ndërkohë që 134 931 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.