Përditësimi 11 dhjetor: 802 raste të reja dhe 12 viktima

exit.al 11 Dhjetor 2020, 16:35

802 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 46 863.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24 136 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

Sipas ministrisë janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta.

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 802

Të shëruar ne 24 orë 527

Të shtruar në spitale 451

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2.604

Testime totale 216.441

Raste pozitive 46.863

Raste të shëruara 24.136

Raste Aktive 21.750

Humbje jete 977

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11876

Fier 1664

Durrës 1353

Korçë 1095

Vlorë 1074

Shkodër 986

Elbasan 926

Berat 794

Lezhë 792

Gjirokastër 517

Kukës 413

Dibër 260

Shpërndaje te miqtë