Arrestohet në Dubai Plarent Dervishaj, shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

exit.al 11 Dhjetor 2020, 15:04

Arrestohet në Dubai për llogari të Shqipërisë Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, pas shpalljes në kërkim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Në datën 8 dhjetor SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajn, për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut 15 vjet më parë.

Tashmë nga pesë të akuzuarit, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla, L. Reçi dhe Lulzim Berisha, vetëm ky i fundit mbetet ende në arrati.

Shpërndaje te miqtë