Kosova regjistron 590 raste të reja dhe 13 viktima

exit.al 11 Dhjetor 2020, 15:30

Në Kosovë ditën e premte janë regjistruar 590 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1,775 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 11,935 raste aktive me koronavirus, me një total prej 45,594 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1,174 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë