Përditësimi, 1 qershor: Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

exit.al 1 Qershor 2021, 17:44

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3 661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 42

Të shtruar në spitale 37

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,661

Testime totale 723,682

Raste pozitive 132,337

Raste të shëruara 129,473

Raste Aktive 413

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143

Korçë 66

Shkodër 61

Berat 37

Lezhë 27

Elbasan 27

Vlorë 17

Gjirokastër 14

Durrës 7

Kukës 6

Fier 4

Dibër 4