Asnjë viktimë dhe 19 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 1 Qershor 2021, 16:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 2 733  mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 19 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 103 143 raste.

Mbeten 2043  raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 429 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 243 pacientë kanë humbur jetën.