Përditësimi, 1 korrik: Asnjë viktimë nga COVID-19, 2 raste të reja

exit.al 1 Korrik 2021, 16:52

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se nuk ka patur viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 4024 testime, nga të cilat kanw rezultuar pozitivë 2 qytetar:1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19, ndërkohw që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4024

Testime totale 808,786

Raste pozitive 132,523

Raste të shëruara 130,014

Raste Aktive 53

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22

Shkodër 13

Elbasan 6

Durrës 5

Lezhë 3

Berat 2

Fier 1

Vlorë 1