Përditësim 9 tetor: 167 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

exit.al 9 Tetor 2020, 16:14

167 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 15,066.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy pacientë.

Janë shëruar 89 qytetarë duke e çuar në 9,304  numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 167

Të shëruar ne 24 orë 89

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 932

Testime totale 96743

Raste pozitive 15066

Raste të shëruara 9304

Raste Aktive 5349

Humbje jete 413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2779

Durrës 564

Shkodër 398

Korçë 274

Lezhë 266

Elbasan 224

Fier 231

Vlorë 191

Kukës 147

Berat 138

Dibër 78

Gjirokastër59

Shpërndaje te miqtë