Policia shpall në kërkim një 37 vjeçar për vrasjen e vëllait të Tao Çelës

exit.al 9 Tetor 2020, 15:32

Policia ka shpallur në kërkim një 37 vjeçar nga Dibra si të dyshuar për vrasjen e vëllait të Tao Çelës, një nga anëtarët e bandës të grabitjeve të parave në aeroportin e Rinasit.

Bujar Çela, 50 vjeç u ekzekutua në një lokal në Elbasan, në orët e para të mengjësit.

Çela nuk kishte të shkuar kriminale. Ai punonte si taksist në Elbasan.

Shpërndaje te miqtë