Kosova, 33 raste të reja dhe asnjë viktimë

exit.al 8 Tetor 2020, 16:40

Kosova raportoi të mërkurën 33 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë. Lajmi u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

Nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani në Kosovë u shënuan 15, 971 raste në total. Prej tyre 638 janë viktima dhe 1,144 raste aktive.

Shpërndaje te miqtë