Përditësim 7 tetor: 162 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 7 Tetor 2020, 16:03

162 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 14,730.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 9,115  numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 162

Të shëruar ne 24 orë 150

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 914

Testime totale 94,840

Raste pozitive 14,730

Raste të shëruara 9115

Raste Aktive 5208

Humbje jete 407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2711

Durrës 563

Shkodër 393

Lezhë 256

Korçë 253

Elbasan 226

Fier 225

Vlorë 185

Kukës 139

Berat 125

Dibër 77

Gjirokastër 55

Shpërndaje te miqtë