Koronavirusi, 3 viktima dhe 49 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 7 Tetor 2020, 15:23

Tre viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 638.

49 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 938 të infektuar.

Prej tyre 1 157 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 143  pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë