Përditësim 6 tetor: 158 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

exit.al 6 Tetor 2020, 16:29

158 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 14,568.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë.

Janë shëruar 140 qytetarë duke e çuar në 8,965  numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore               158

Të shëruar ne 24 orë            140

Humbje jete në 24 orë              3

Testime ditore                       905

Testime totale                 93,926

Raste pozitive                  14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                      5,200

Humbje jete                          403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës   565

Shkodër  397

Lezhë     260

Korçë    241

Elbasan   233

Fier         223

Vlorë     184

Kukës   136

Berat   121

Dibër   80

Gjirokastër   56

Shpërndaje te miqtë