Publikohet lista paraprake e zgjedhësve, 3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote

exit.al 5 Tetor 2020, 15:25

Ministria e Brendshme publikoi sot ekstratin e parë të listës së votuesve për zgjedhjet e përgjithshme në 25 prill 2021.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3 608 003 qytetarë, nga të cilëz rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Nga data 7 tetor do të nisë dhe verifikimi i qytetarëve pjesë e këtyre listave deri në hartimin e listës përfundimtare.

Ministria e Brendshme ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shohin qendrat e tyre të votimit në portalin e-Albania.

Shpërndaje te miqtë