Përditësim 4 shkurt: Rekord i ri të infektuarish me Covid, 1052 raste në 24 orë

exit.al 4 Shkurt 2021, 17:28

1,052 të infektuar me koronavirus në vend u identifikuan në 24 orët e fundit, mes 3,974 të testuarve. Kjo është dita me numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë, në mars 2020.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

14 qytetarë humbën jetën në spitalet Covid. Viktimat janë: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana me 486 raste. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

Covid-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1052

Të shëruar në 24 orë 585

Të shtruar në spitale 408

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 3974

Testime totale 373,132

Raste pozitive 81,993

Raste të shëruara 49,543

Raste Aktive 31,032

Humbje jete 1418

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17657

Fier 2632

Durrës 1718

Shkodër 1531

Vlorë 1528

Elbasan 1393

Lezhë 1073

Korçë 997

Berat 947

Gjirokastër 653

Kukës 487

Dibër 416

Shpërndaje te miqtë