Meta i garanton të rinjve sigurinë e votës

exit.al 4 Shkurt 2021, 16:50

Presidenti Meta kërkon pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje në një thirrje që u ka bërë të rinjve me rastin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve.

Në një shënim në Facebook, Meta i quan “referendum historik” zgjedhjet 25 prillit dhe kërkon nga të rinjtë që të marrin pjesë në to.

Presidenti thekson se ai do të garantojë sigurinë e votave për shqiptarët.

Këto janë zgjedhjet e para pas komunizmit ku Meta nuk do të kandidojë për deputet.

Megjithatë ai ka qenë aktiv në politikë gjatë mandatit të tij presidencial, duke u përplasur disa herë me qeverinë Rama.

Shpërndaje te miqtë