Përditësim 27 nëntor: 645 raste të reja dhe 18 viktima nga Covid-19

exit.al 27 Nëntor 2020, 16:16

645 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 36.265.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 18 persona: 8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 645

Të shëruar ne 24 orë 403

Të shtruar në spitale 463

Humbje jete në 24 orë 18

Testime ditore 2.201

Testime totale 184.217

Raste pozitive 36.245

Raste të shëruara 17.755

Raste Aktive 17.719

Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9061

Fier 1347

Durrës 1339

Korçë 1006

Vlorë 858

Shkodër 855

Elbasan 825

Lezhë 739

Berat 554

Gjirokaster 545

Kukës 399

Dibër 191

 

Shpërndaje te miqtë