Gjobitet me 700 mijë lekë një qytetar, lëvizi i infektuar me koronavirus

exit.al 27 Nëntor 2020, 15:21

Policia gjobiti me 700 mijë lekë një qytetar, i cili ishte i infektuar me koronavirus dhe tentoi të largohej nga vendi. Në një njoftim zyrtar, policia pohoi  se është arrestuar një 65 vjeçar me iniciale V.Ll.

“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.”

Shpërndaje te miqtë