Kush janë kandidatët për KED 2021 nga Gjykata Kushtetuese?

exit.al 27 Nëntor 2020, 18:01

Gjykata Kushtetuese ka dërguar me 13 nëntor listën me kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2021.

Kandidatët janë si më poshtë:

  1. Vitore Tusha
  2. Fiona Papajorgji
  3. Marsida Xhaferllari
  4. Elsa Toska

Presidenti ka caktuar datën 4 dhjetor për të hedhur shortin për KED 2021. KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.

Ai ka 9 anëtarë të cilët zgjidhen me short nga prokuroritë dhe gjykatat e të gjithë niveleve.

 

Shpërndaje te miqtë