Përditësim 20 tetor: 301 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 20 Tetor 2020, 16:13

301 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 17,651.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë: një 69 vjeçare nga Tirana, një 73 vjeçar nga Korça, një 56 vjeçare nga Fieri dhe një 60 vjeçare nga Lezha.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         301

Të shëruar ne 24 orë                      58

Humbje jete në 24 orë                      4

Testime ditore                             1407

Testime totale                       110,189

Raste pozitive                           17651

Raste të shëruara                     10225

Raste Aktive                               6968

Humbje jete                                 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3430

Durrës                  700

Shkodër               473

Fier                      444

Korçë                   432

Lezhë                  349

Elbasan               293

Vlorë                   270

Berat                  215

Kukës                 176

Dibër                    91

Gjirokastër           86

Shpërndaje te miqtë