Përditësim 20 maj: 15 të infektuar të rinj, shkon në 964 totali i të prekurve

exit.al 20 Maj 2020, 11:09

15 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 964.

78 përqind e të infektuarve ose 745 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Durrës (13), Tiranë (1) e Shkodër (1).

Në 24 orët të fundit janë testuar 177 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 964 të infektuar, – 31 viktima; –  745 të shëruar, –  176 të infektuar aktivë; Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive. Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor. Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 maj është: – Tiranë, 78 pacientë aktivë, – Krujë, 46 pacientë aktivë, – Shkodër, 15 pacientë aktivë, – Kamëz, 12 pacientë aktivë, – Durrës, 19 pacientë aktiv, – Berat, 10 pacientë aktivë, – Fier, 5 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë, – Mirditë, 1 pacient aktiv, – Korçë, 1 pacient aktiv, – Kurbin, 1 pacient aktiv.