Sot në 17:30, protesta e dytë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

exit.al 20 Maj 2020, 09:32

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të organizojë sot, të mërkurën në orën 17:30, protestën e radhës kundër shembjes së ndërtesave të teatrit.

Protesta do të zhvillohet tek hyrja e Pedonales së Tiranës, pranë Ministrisë së Brendshme.

Aleanca kërkon vënien para drejtësisë të Ramës e Veliajt për shembjen antikushtetuese të teatrit.

Po ashtu ata do të bëjnë thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuar në protestat e së dielës.

Mëngjesin e të mërkurës Gjykata e Tiranës do të japë masën e sigurisë për 11 të ndaluarit në protestën e 17 majit.