Përditësim 20 janar: 670 raste të reja dhe 4 viktima me Covid-19

exit.al 20 Janar 2021, 16:20

670 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 69,238.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Janar 2021)

Raste të reja ditore 670

Të shëruar në 24 orë 505

Të shtruar në spitale 279

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3331

Testime totale 321,372

Raste pozitive 69,238

Raste të shëruara 41,969

Raste Aktive 25,978

Humbje jete 1291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15156

Fier 1953

Durrës 1444

Shkodër 1320

Elbasan 1055

Vlorë 1019

Lezhë 962

Korçë 874

Berat 812

Dibër 506

Gjirokastër 502

Kukës 375

Shpërndaje te miqtë