“Të ndodhur në këtë situatë, pa asnjë shpresë për përmirësim prej atyre që kanë përkeqësuar gjithçka, si Sindikatë kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm: do të mbështesim një minator si kandidat të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Dibrës.”
Sindikata theksoi se “mbështetja e një minatori si kandidat i pavarur për deputet është mënyra më e mirë për ta vendosur çështjen e Statusit në qendër të vëmendjes dhe në zemër të fushatës zgjedhore.” Për zgjedhjen e Debreshit si kandidat, Sindikata sqaron se ai ka treguar devotshmëri në mbrojtjen e të drejtave të minatorëve:“Pavarësisht pushimit të paligjshëm nga puna, presioneve dhe kërcënimeve, Eltoni nuk është tërhequr në asnjë moment, por ka vazhduar me vendosmëri përpjekjen në mbrojtje të të drejtave të minatorëve.”
Sipas Kodit të ri Zgjedhor, kandidatët e pavarur për deputetë duhet të dorëzojnë fillimisht një sërë firmash, të paktën sa një për qind e listës së zgjedhësve të asaj zone zgjedhore. Qarku i Dibrës ka në total 5 mandate dhe në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 73 mijë votues. Në zgjedhjet e 2017-ës, në Dibër mandatet u ndanë: dy për PS-në, 2 për PD-në, një për LSI-në dhe një për PDIU-në. Shpërndaje te miqtë
