Përditësim 19 nëntor: 786 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19

exit.al 19 Nëntor 2020, 17:01

786 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 30,623.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 786

Të shëruar ne 24 orë 349

Të shtruar në spitale 424

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2,592

Testime totale 165,617

Raste pozitive 30,623

Raste të shëruara 14,565

Raste Aktive 15,401

Humbje jete 657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7671

Fier 1178

Durrës 1176

Korçë 903

Shkodër 841

Elbasan 761

Vlorë 717

Lezhë 671

Berat 519

Gjirokastër 463

Kukës 353

Dibër 148

Shpërndaje te miqtë