Kosova shënon 14 viktima dhe 807 raste të infektuar me Covid-19

exit.al 19 Nëntor 2020, 17:36

Kosova shënoi 807 raste të​ reja me koronavirus dhe 14 vdekje në 24 orët e fundit, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 677 raste dhe u regjistruan 12,124 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 32,002 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 874 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Shpërndaje te miqtë