Përditësim 18 janar: 292 raste të reja dhe 4 viktima me Covid-19

exit.al 18 Janar 2021, 16:43

292 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 67,982.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 4 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)

Raste të reja ditore 292

Të shëruar në 24 orë 417

Të shtruar në spitale 282

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2343

Testime totale 315,531

Raste pozitive 67,982

Raste të shëruara 40,870

Raste Aktive 25,831

Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14976

Fier 1947

Durrës 1427

Shkodër 1356

Vlorë 1032

Elbasan 1025

Lezhë 1013

Korçë 871

Berat 811

Dibër 499

Gjirokastër 486

Kukës 388

Shpërndaje te miqtë