1.303 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

exit.al 18 Janar 2021, 15:44

Policia ka gjobitur gjatë 1.303 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka shoqëruar 13 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu, një biznes është gjobitur pasi nuk respektonte masat kufizuese vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e shpërhapjes së Covid-19.

Ndërsa tre qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë sepse kanë qenë duke lëvizur pa lejë pas orës 22:00.

Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Shpërndaje te miqtë