Përditësim 15 prill: 19 të infektuar të rinj me covid-19, shkon në 494 totali

exit.al 15 Prill 2020, 12:37

19 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 494. Një pacient 90 vjeç, nga Fieri, humbi jetën mëngjesin e 15 prillit. Ai vuante nga diabeti, azma dhe hipertensioni dhe prej 11 ditësh ishte vendosur në terapi intensive. Në total, numri i viktimave shkon në 25. Tre pacietë janë shëruar, duke e çuar totalin në 251. Në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 4558 persona, prej të cilëve janë:

 - 494 të infektuar,

 - 25 viktima;

 - 251 të shëruar;

 - 39 të shtruar tek Infektivi, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive;

 - 9 të shtruar tek Sanatoriumi, 7 prej të cilëve në terapi intensive, 4 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 15 prill është: - Tiranë, 237 pacientë, - Durrës, 42 pacientë, - Lushnje, 6 pacientë, - Elbasan, 16 pacientë, - Fier, 32 pacientë, - Kavajë, 8 pacientë, - Rrogozhinë, 4 pacientë, - Korçë, 18 pacientë, - Vlorë, 5 pacientë, - Shkodër, 71 pacientë, - Lezhë, 14 pacientë, - Berat, 2 pacientë, - Has, 13 pacientë, - Krujë, 7 pacientë, -Tropojë, 4 pacientë, - Pukë, 5 pacientë, - Mirditë, 3 pacientë, - Kukës, 6 pacientë.