Trump ndalon fondet amerikane për OBSh-në

exit.al 15 Prill 2020, 00:44

Presidenti amerikan Trump ka ndaluar fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, derisa të përfundojë një vlerësim i njoftimeve të kryera nga OBSh për koronavirusin në Kinë.

"OBSh-ja përhapi keqinformimin e Kinës për virusin", tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ai u shpreh se ka urdhëruar një hetim të rolit të OBSh-së në "keqmenaxhimin e madh dhe mbulesën për përhapjen e koronavirusit".