Përditësim 14 maj: 18 të infektuar të rinj, shkon në 898 totali i të prekurve

exit.al 14 Maj 2020, 11:02

18 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 898.

77 përqind e të infektuarve ose 694 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar 4 në Krujë, 11 në Tiranë, 2 në Berat dhe një në Durrës.

Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11239 persona, prej të cilëve janë:

– 898 të infektuar, – 31 viktima; –  694 të shëruar, –  161 të infektuar aktivë; Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive. Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor. Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 maj është: – Tiranë, 81 pacientë aktivë, – Krujë, 47 pacientë aktivë, – Shkodër, 16 pacientë aktivë, – Fier, 5 pacientë aktivë,
– Kurbin, 3 pacientë aktivë, – Kamëz, 12 pacientë aktivë, – Elbasan, 2 pacientë aktivë, – Berat, 5 pacientë aktivë, – Mirditë, 1 pacient aktiv, – Durrës, 2 pacient aktiv, – Korçë, 1 pacient aktiv.