“[Garancia] e parë kishte fokus pagesat e punonjësve brenda një biznesi. E dyta do të jetë nevoja për kapital qarkullues dhe investime.
Në kushtet kur bizneset do të kenë nevojë për riorganizim të biznesit, një hotel për shembull për të mundësuar distancat mes krevateve dhe tavolinave dhe kjo ka kosto. Ky është instrument për të bërë një filtër për ata klientë që duan të punojnë.”
Për kredi përmes kësaj garancie sovrane mund të aplikojnë të gjithë bizneset, i vogël, i mesëm apo i madh. Ato nuk do të duhet të vendosin kolateral për kredinë. Ato biznese që kanë përfituar nga garancia e parë, mund të aplikojnë edhe për kredi përmes garancisë së dytë. Denaj e quajti garancinë e dytë sovrane si ‘oksigjen për biznesin’ në këtë kohë pandemie.
