Përditësim 12 nëntor: 410 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19

exit.al 12 Nëntor 2020, 16:56

410 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 26,211.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona: një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, 373 pacientë, 17 në terapi intensive, 4 të intubuar

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 410

Të shëruar ne 24 orë 81

Të shtruar në spitale 373

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2,044

Testime totale 148,232

Raste pozitive 26,211

Raste të shëruara 12,574

Raste Aktive 13,039

Humbje jete 598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6461

Durrës 1113

Fier 979

Korçë 793

Shkodër 754

Elbasan 667

Lezhë 550

Vlorë 566

Berat 383

Kukës 307

Gjirokastër 331

Dibër 135

Shpërndaje te miqtë