"Zhvatja e 36 milione eurove per projektin e teatrit me kulla, Albana Vokshi: Te investohen per shendetesine dhe arsimin.
36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin: - për testime masive periodike për mësuesit; - për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës; - për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm; - për plarforma për mësimin në distancë; - për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës; - për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit; - shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19."
Shpërndaje te miqtë
