Përditësim 10 tetor: 165 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

exit.al 10 Tetor 2020, 16:10

165 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 15,231.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë: një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

Janë shëruar 102 qytetarë duke e çuar në 9,406  numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (10 tetor 2020)

Raste të reja ditore: 165

Të shëruar ne 24 orë: 102

Humbje jete në 24 orë: 3

Testime ditore: 960

Testime totale: 97,703

Raste pozitive: 15,231

Raste të shëruara: 9,406

Raste aktive: 5,409

Humbje jete: 416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,823

Durrës 563

Shkodër 401

Korçë 280

Lezhë 269

Elbasan 215

Fier 244

Vlorë 194

Kukës 147

Berat 139

Dibër 75

Gjirokastër 59

Shpërndaje te miqtë