Ekstradohet në Itali 40-vjeçari i dënuar për vrasje

exit.al 10 Tetor 2020, 16:00

Viron Tavanxhiu, 40-vjeç, nga Fieri u esktradua të shtunën për në Itali. Ai është dënuar nga gjykata e Milanos me 25 vite burg për vrasje në vitin 2006.

Tavanxhiu u arrestua në Fier pasi Italia e kishte shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

Ai po ashtu është dënuar dhe nga gjykata e Korçës me 8 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

Shpërndaje te miqtë