Për herë të parë mbi 3,000 të infektuar në 24 orë në Hungari

exit.al 25 Tetor 2020, 21:30

Hungaria raportoi 3,149 raste të reja me koronavirus ditën e djelë.

Kjo është shifra më e lartë ditore e regjistruar ndonjëherë në Hungari.

Numri total i të prekurve nga nisja e pandemisë ka arritur në 59,247 të infektuar në vendin që ka 10 milion banorë.

Totali i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë ka shkaur në 1,425.

Pavarësisht se numrat e të infektuarve ditor janë rritur në vazhdimësi nga fundi i muajit gusht, kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërkuar të shmangë përsëritjen e karantins si në sezonin e pranverës, që dëntoi shumë ekonominë e vendit.

Shkollat në Hungari po funksionojnë normalisht dhe përpos mbylljes së kufirit për të huajt, qeveria nuk ka marrë masa shtrënguese mbi ngjarje dhe aktivitete të ndryshme.

Shpërndaje te miqtë