Bjellorusët vijojnë protestat në javën e 11-të, opozita bën thirrje për protesta kombëtare

exit.al 25 Tetor 2020, 19:30

Dhjetëra mijëra qytetarë marshuan në kryeqytetin bjellorus Minsk dhe në qytete të tjera ditën e djelë, duke vijuar protestat kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Kjo është java e 11-të që qytetarët protestojnë masivisht kundër zgjedhjeve presidenciale të kundërshtuara.

Dymbëdhjetë stacione metroje u mbyllën, policia e armatosur patrullonte rrugët dhe shërbimi i internetit telefonik u çaktivizua.

Dy gazetarë u ndaluan nga policia përpara nisjes së protestës, sipas njoftimit të shoqatës së gazetarëve atje.

Policia përdori gaz lotsjellës gjatë demonstratës dhe ndaloi dhjetëra protestues.

Kryetarja e larguar e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya ka bërë thirrje për nisjen e protestave kombëtare ditën e hënë, në rast se Lukashenko refuzon të lirojë të burgosurit politik dhe të japë dorëheqjen duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja në vend.

Shpërndaje te miqtë