“[Parlamenti Europian] thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”
Pavarësisht rezolutës, në 19 qershor, Kryeministri Rama deklaroi se BE-ja nuk i ka vendosur 15 kushte Shqipërisë për hapjen e bisedimeve. Kërkesa për amendimin e rezolutës u bë pasi sipas PPE-së, rezoluta e Piculas është e përgjithshme dhe nuk përmendtte kushtet që Shqipëria duhet të plotësonte deri tremujorin e parë të vitit 2021, kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare – e cila përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE. Për të lëxuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu. Shpërndaje te miqtëPE përfshin 15 kushtet e BE-së për Shqipërinë në rezolutën për hapjen e negociatave
Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë, 15 kushtet, vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Në mbledhjen e 19 qershorit, PE votoi me 532 vota pro, 70 vota kundër dhe 63 abstenime, amendimet që Grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) kishte kërkuar për rezolutën e hartuar nga eurodeputeti Tonino Picula për hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor.
Tani në tekstin e rezolutën do të shtohet:
Të sugjeruara
JaMystic ju propozon 'Byrek me salmon'
20 Qershor 2020, 08:49Picula: Raporti i votuar në PE reflekton kushtet për Shqipërinë sipas Këshillit Europian
19 Qershor 2020, 22:40Partia Demokratike përshëndet vendimin e Komisionit të Venecias
19 Qershor 2020, 20:24
Përse pasuria nuk krijoi elitë?
7 Nëntor 2026, 19:06
