Partia Demokratike përshëndet vendimin e Komisionit të Venecias

exit.al 19 Qershor 2020, 20:24

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Venecias që i dha të drejtë Presidentit për mënyrën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Komisioni konfirmoi të drejtën e Presidentit në  ‘betejën kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë.” – shkruan Bardhi në Facebook.

Shpërndaje te miqtë