JaMystic ju propozon 'Byrek me salmon'

exit.al 20 Qershor 2020, 08:49

Nuk jemi vetëm ne shqiptarët që e përdorim gjerësisht byrekun.

Edhe  vende të tjera e përdorin atë dhe me receta të shumëllojshme. Ja njëra prej tyre: Byrek me domate dhe salmon.

Për 4 persona nevojiten:

  • 1 petë brize(Spar, Conad);
  • 2 feta salmon të tymosur;
  • 2 vezë;
  • 1 kuti pana;
  • 3 kunguj zucchini;
  • 1 lugë gjelle mustard;
  • 1 e 1/2 domate;
  •  kripë,piper, trumzë;

Ndezim furrën në  200 gradë.

Vendosim petën mbi një letër kuzhine dhe e pozicionojmë në tepsi.

Shtrojmë si bazë mustardën dhe pastaj rondele domatesh deri sa të mbulohet baza dhe i aromatizojmë me kripë, piper, trumzë.

Në  një enë grijmë në rende kungujt dhe i shtrydhim që të mund të eleminojmë ujin e tepërt. Përziejmë në një enë qelqi, vezët,kungullin,panën dhe i hedhim mbi tomatet.

Së fundmi vendosim fetat e salmonit dhe e vendosim në furrë.

Jamystic ju këshillon:

Mund të përdorni edhe salmon të fresket por duke e skuqur me parë ,mund ta shtoni atë në copëza.

Bon appetit.

Shpërndaje te miqtë